UBT News

Vrasja në Prishtinë, viktima shtetas i Maqedonisë së Veriut

Policia ka dhënë detaje për vrasjen e mbrëmshme në Prishtinë, ku ka mbetur i vdekur një shtetas i Maqedonisë së Veriut.

Viktima është gjetur i vdekur brenda veturës, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor.

“Raportohet se i/të dyshuar deri më tani i pa njohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull shtetas i Republikës së Maqedonisë Veriore. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë vërejtur se në një veturë me targa të Republikës së Maqedonisë Veriore, është një person, nga mjeku përgjegjës është konstatuar se peroni i cili ishte në veturë është pa shenja jete”, ka bërë të ditur Policia.

Rreth një kilometër nga vendi i ngjarjes është hasur një veturë e djegur me targa të Gjermanisë, me të cilën dyshohet se të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Rasti vazhdon të hetohet.

Exit mobile version