Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar një muaj paraburgim S.K, i dyshuar për vrasjen e të birit A.K, në Prishtinë.
“Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se masa e paraburgimit është masë adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjendet i pandehuri S.K. mund ti asgjësojë, fsheh, ndryshoj apo falsifikoj provat e veprës penale duke ndikuar në dëshmitarët, të cilët janë familjarë të të pandehurit, po ashtu duke marrë parasysh mënyrën dhe rrethanat në të cilat dyshohet se është kryer vepra penale, tregon rrezik se nëse i pandehuri do të gjendet në liri ekziston rreziku se do të pengohet rrjedha e procedurës penale”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Gjykatës.
Të mëkurën rreth orës 17:00, dyshohet që S.K, në parkingun e ndërtesës ku edhe ka banuar, nga motive ende të panjohura deri më tani ka privuar nga jeta djalin e tij, tani të ndjerin A.K. dhe si pasojë e plagëve të marra i ndjeri A.K ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes./UBTNews