Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se gjatë ditës së sotme rreth orës 13:30 minuta, në një kafiteri në Gjilan, në afërsi të shkollave të mesme, dyshohet se i dyshuari B.Z., ka privuar nga jeta tani të ndjerin I.C.
Sipas prokurorisë, dyshohet që për shkak të një mosmarrëveshje i dyshuari B.Z., me mjet të mprehtë – thikë, i ka shkaktuar lëndime vdekjeprurëse të ndjerit I.C..
“Personi i dyshuar me urdhër të prokurorit është arrestuar dhe ndaj tij është lëshuar vendim mbi ndalim për 48 orë, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Vrasja e rëndë’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Prokuroria Themelore në Gjilan, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe janë duke punuar rreth zbardhjes së rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë sipas Policisë, në vendin e ngjarjes ka dalë edhe mjeku kujdestar ku vetëm ka mundë me e konstatu vdekjen e Viktimës i moshës madhore.
“Për momentin nuk dihen motivet dhe rrethanat që kanë quar në këtë rast të rëndë”, thuhet në njoftim.