Zyrtarët rusë kanë akuzuar Perëndimin për orkestrimin e vrasjes së Gjeneralit Kirillov, duke theksuar rolin e tij në “zbulimin e krimeve të anglo-saksonëve.” Kryetari i Komitetit të Mbrojtjes të Dumës së Shtetit, Andrei Kartapolov, ka premtuar se do të gjenden dhe dënohen ata që janë përgjegjës për organizimin dhe kryerjen e vrasjes, “pa marrë parasysh se kush janë dhe ku mund të jenë.”
Në një postim në Telegram, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, shkroi se Kirillov “kaloi shumë vite duke ekspozuar sistematikisht krimet e anglo-saksonëve.”
Deputeti i Dumës së Shtetit dhe gjenerali i ushtrisë në pension, Andrei Gurulyov, theksoi se Kirillov ishte një person që “kuptoi dhe gjurmoi të gjithë veprimtarinë kriminale të SHBA-së dhe satelitëve të saj,” duke përfshirë biolabatorët dhe përhapjen e armëve kimike dhe biologjike.
Gurulyov kërkoi një “përgjigje të ashpër” ndaj vrasjes, duke sugjeruar “goditje kundër zyrtarëve anglo-saksonë.”
Siç njoftohet, Mbretëria e Bashkuar e sanksionoi Kirillovin në tetor, duke e cilësuar atë “një zëdhënës të rëndësishëm për dezinformimin e Kremlinit,” dhe duke e akuzuar për përhapjen e gënjeshtrave për të mbuluar veprimet e rrezikshme të Rusisë. Dje, ai u akuzua nga autoritetet ukrainase për mbikëqyrjen e përdorimit të armëve kimike në Ukrainë.