UBT News

​Vrasja e gruas në Ferizaj, Aliu: Dorasit t’i shqiptohet dënimi i merituar

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka reaguar pas rastit të rëndë në këtë komunë, ku mbeti e vrarë një grua. Në llogarinë e tij në Facebook, ai tha se janë të tronditur nga ky lajm, teksa ka treguar se i plagosuri është vëllai i viktimës.

“Të tronditur thellë, morëm lajmin se pak minuta më parë, një bashkëqytetare e jonë është qëlluar për vdekje nga ish bashkëshorti i saj derisa dorasi ka plagosur edhe vëllain e viktimës. Viktima dhe dorasi po merrnin shërbime pranë Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj, derisa dorasi ka shtënë mbi viktimën dhe vëllain e saj si dhe ka kërcënuar me armë edhe punonjësen e këtij institucioni”, ka shkruar ai në Facebook.

Aliu gjithashtu bëri thirrje për institucionet e drejtësisë që t’i japin dënimin e merituar dorasit.

Exit mobile version