UBT News

Vrasja e futbollistit 14-vjeçar pranë shkollës, reagon kreu i FSHF

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka ka reaguar pas vdekjes tragjike të 14-vjeçarit M. Cani një ditë më parë në Tiranë pas një sulmi me thikë pranë shkollë ku studionte.

Përmes një statusi në faqen e vet në Facebook Duka shpreh ngushëllimet për familjen dhe keqardhjen për të miturin, “një kampion i vogël tashmë do ta ndjekë nga lart pasionin e tij, ekipin e tij dhe shokët e tij”!

Në emrin tim personal, të familjes time, si dhe në emër të komunitetit tonë të madh të futbollit, thellësisht i trishtuar nga çka ndodhi e çka mësuam, do të doja t’i qëndronim sadopak afër dhimbjes së madhe të prindërve, duke u përcjellë ngushëllimet tona!

Zoti i dhëntë sa më shumë forcë për ta përballuar këtë këputje shpirti!

Një kampion i vogël tashmë do ta ndjekë nga lart pasionin e tij, ekipin e tij dhe shokët e tij!

Ndërkohë ne si komunitet futbolli, si shoqëri, e si prindër na shtyn akoma më shumë obligimi dhe angazhimi maksimal për të qëndruar e punuar sa më shumë me fëmijët e dashur në pasionet dhe ëndrrat e tyre.

Pusho i qetë Martin! Shokët dhe futbolli nuk do të të harrojnë kurrë!” shkruan Duka në faqen e tij në Facebook.

Exit mobile version