UBT News

Vrasja e dyfishtë në Pejë, një muaj paraburgim për Avni Ademajn

Është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit Avni Ademaj, vëllai i Astrit Ademajt që mbeti i vdekur të mërkurën mbrëma në Pejë. I pandehuri dyshohet se ka vrarë Blerand Kadrijajn.

“Më datë 08.09.2020, rreth orës 20:15 në Pejë, i pandehuri A.A me dashje e privon nga jeta tashmë te ndjerin B.K, ne atë mënyre që pasi viktima B.K së bashku me dëshmitarin L.L kishin shkuar tek një lokal për tu takuar me viktimën A.A ku aty prezentë kanë qenë edhe i pandehuri A, gjatë bisedës në mes të dy viktimave fillon të acarohet situata dhe që të dy viktimat përnjëherë i nxjerrin armët dhe për një moment gjersa viktimat po fjaloseshin i pandehuri A ia merr armën viktimës A dhe me të njëjtën fillon të gjuaj në drejtim të ndjerit B, e i cili poashtu në të njëjtën kohë shtënë edhe ky në drejtim të viktimës A dhe të pandehurit A, ku si pasojë e goditjeve të marra nga arma e zjarrit të të pandehurit A është privuar nga jeta viktima B, kurse viktima A ka mbetur i vdekur nga plagët e marra nga arma e zjarrit të viktimës B, e po ashtu edhe i pandehuri A ka marrë lëndime ne shuplakën e dorës së majtë”, njofton Gjykata Themelore./UBTNews

Exit mobile version