UBT News

Vrasja e dyfishtë në Pejë, i arrestuari është dërguar në mbajtje

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të komunës së Pejës, Astrit Ademaj dhe ish-kandidati për kryetar komune të Deçanit më 2017, Blerand Kadrija, kanë mbetur të vdekur mbrëmë si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri në komunën e Pejës.

Një tjetër u plagos, dhe dyshohet se është vëllai i Ademajt, i cili edhe u arrestua. Policia e Kosovës ka njoftuar se ky i fundit është dërguar në mbajtje.

“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili pas analizimit të rastit ka bërë ri- cilësimin e viktimës së tretë në të dyshuar dhe me vendim të prokurorit, tani i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së./UBTNews

Exit mobile version