UBT News

Vrasja e Darya Dugina, Ukraina thotë akuzat e Moskës janë trillim

Zyrtarët ukrainas kanë reaguar pas akuzave të Rusisë se shërbimet speciale të Ukrainës qëndrojnë pas vrasjes së Darya Dugina, vajzës së një ultra-nacionalisti, në një sulm me bombë me makinë.

“Ne nuk funksionojmë në këtë mënyrë”, tha sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes, Oleksiy Danilov.

Të martën në Moskë u mbajtën homazhe për të. Dugina, komentatore në një kanal televiziv nacionalist rus, vdiq pasi makina e saj shpërtheu në periferi të Moskës.

Babai i saj, Alexander Dugin, besohet se mund të ketë qenë target i sulmit. Idetë e tij ekspansioniste për një Rusi të Re ose “Novorossiya” në territorin ukrainas thuhet se kanë ndikuar në aneksimin e Krimesë nga presidenti Vladimir Putin në vitin 2014./UBTNews/

Exit mobile version