UBT News

Vrasja brenda Shoqatës së të Shurdhërve në Mitrovicë, Prokuroria: Ende s’ka të dyshuar

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, sot ka informuar se nuk ende nuk është identifikuar asnjë person i dyshuar lidhur me vrasjen e djeshme të një personi brenda Shoqatës së të Shurdhërve në Mitrovicë.

Prokuroria ka potencuar se Prokurori i Shtetit në koordinim me policinë janë duke zhvilluar hetime intensive në mënyrë që të identifikohet kryerësi i veprës penale “Vrasja”, me qëllim të arrestimit dhe vënies para drejtësisë.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin se me datë 10 janar 2023, një person është gjetur i vrarë brenda Shoqatës së të Shurdhërve në Mitrovicë. Viktima ka qenë anëtar i kësaj shoqate, vrasja është e dhunshme dhe sipas ekspertit mjeko ligjor që ka dalur në vend ngjarje, dyshohet se ka ardhur si pasojë e disa goditjeve me një mjet të mprehtë. Gjer më tani nuk ka të identifikuar persona të dyshuar për këtë rast, por prokurori i shtetit në koordinim me policinë janë duke zhvilluar hetime intensive në mënyrë që të identifikohet kryerësi i veprës penale “Vrasja”, me qëllim të arrestimit dhe vënies para drejtësisë”, është bërë e ditur në komunikatë.

Dje një 60-vjeçar është gjetur i vrarë brenda Shoqatës së të Shurdhërve në Mitrovicë.

Exit mobile version