UBT News

Vrasësi i George Floyd dënohet me 21 vjet burgim

Ish-oficeri i policisë së Minneapolisit, Derek Chauvin u dënua të enjten me 21 vjet burg për shkeljen e të drejtave civile të George Floyd gjatë arrestimit që çoi në vdekjen e Floyd në maj të vitit 2020.

Floyd, 46-vjeçar, afrikano-amerikan, është vrarë nga zyrtari i bardhë policor, i cili i ka bërë presion me gju në qafë për më shumë se nëntë minuta gjatë procedurës së arrestimit. Vdekja e tij kishte nxitur protesta kundër racizmit dhe dhunës policore në një mori qytetesh në Shtetet e Bashkuara dhe më larg, si dhe ka shtyrë përpara përpjekjet për reforma policore në nivel kombëtar.

Chauvin u deklarua fajtor në dhjetor të vitit 2021 për shkeljen e të drejtave civile të Floyd, një 46-vjeçari me ngjyrë.

Tre ish-oficerë të policisë së Minneapolis janë shpallur gjithashtu fajtorë për neglizhencë, duke treguar “indiferencë të qëllimshme” ndaj nevojave mjekësore të George Floyd. Ata janë ende në pritje të vendimit për dënim./UBTNews/

Exit mobile version