UBT News

Vrapimi i duhur mund t’ua rrisë jetëgjatësinë

Studimet kanë zbuluar se vrapimi me intensitet të moderuar mund të rrisë jetëgjatësinë e individëve dhe ta përmirësojë shëndetin kardiovaskular.

Vrapimi është një nga aktivitetet më të thjeshta dhe të pasura në përfitime për trupin, dhe ekspertët rekomandojnë si mënyrë efektive për të parandaluar sëmundjet e zemrës.

Vetëm 30 minuta vrapim tri herë në javë rrit ndjeshëm jetëgjatësinë dhe të ulë rrezikun për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës, duke ndihmuar në kontrollin e peshës trupore e përmirësimin e shëndetit të muskujve dhe kockave.

Përveç përfitimeve për shëndetin kardiovaskular, vrapimi kontribuon në përmirësimin e shëndetit mendor. Aktiviteti është i njohur për aftësinë për të ulur nivelin e stresit e për të luftuar depresionin.

Kjo ndihmon në shpërndarjen e endorfinave, hormoneve të njohura për ndihmën e tyre në përmirësimin e humorit dhe në rritjen e energjisë pozitive.

Rregullimi i niveleve të stresit dhe rritja e nivelit të energjisë janë dy elementë të rëndësishëm që ndihmojnë në jetë më të shëndetshme e të balancuar. Nëse kjo rutinë vazhdon me kohë, vrapimi ka ndikim të qëndrueshëm dhe të thellë në përmirësimin e cilësisë së jetës.

Vrapimi i moderuar ndihmon në rritjen e kapacitetit kardiovaskular e përmirëson funksionin e sistemit të frymëmarrjes, duke ndihmuar trupin të jetë më rezistent ndaj stresit fizik dhe të jetojë më gjatë.

Ekspertët theksojnë se një pjesë e rëndësishme e suksesit është që vrapimi të bëhet pjesë e rutinës së përditshme dhe të praktikohet me një ritëm që përshtatet me nivelin e individit.

Exit mobile version