UBT News

Vozitje nëpër trotuar, gjobitet shoferi

Stacioni policor në Ferizaj ka marrë veprimet e duhura policore dhe ka arritur të identifikojë personin i cili me automjetin e tij të udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, mosrespektim i shenjës së komunikacionit, ku me veprimin e tij rrezikoi këmbësorët .

Sipas Policisë, kjo informatë me video, u dërgua nga një qytetarë në adresën e policisë.

“Policia, e ftoi qytetarin L.Z (M/K) 61 vjeçar, në stacionin policor të Ferizajt dhe ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar dhe për këtë mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor. Me këtë rast, drejtoria rajonale e Policisë në Ferizaj inkurajon qytetarët, si në këtë rast që të njoftojnë policinë pa hezitim për kundërvajtjet e ndryshme që mund të shkaktohen në komunikacionin rrugor”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version