Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka votuar para pak çastesh. Pas votimit, i pari i VV-së u bëri thirrje qytetarëve të votojnë.
“Sot është ditë e bardhë dhe e ndritshme, ashtu siç do të jetë edhe e ardhmja jonë. Qytetarët kanë nevojë për demokraci, institucionet kanë nevojë për legjitimitet. Sot kjo nevojë është edhe e drejtë sepse paraqet mundësi dhe shancë që duhet shfrytëzuar dhe përdorur. Kosova si shtet i pavarur këtë të diel i kthehet popullit si burim i sovranitetit. Me dashuri për vendin duhet të votojmë”, deklaroi ai./UBTNews