Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka votuar për zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2021.
Ai ka ftuar qytetarët e Kosovës të dalin dhe të votojnë në këto zgjedhje.
“Ftoj të gjithë qytetarët që të dalin dhe të votojnë. Shpresoj që të gjithë qytetarët të votojnë për konkretizimin e mëtutjeshëm të vendit, për zhvillim të mëtutjeshëm ekonomik, si dhe për përforcim të Kosovës”, tha ai./UBTNews