Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosoves, Enver Hoxhaj para pak çastesh ka votuar në qendrën e votimit në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Prishtinës.
Pas votimit, në një deklarate për media u ka bërë thirrje qytetarëve të votojnë.
“Sot është dita kur flasin qytetarët, jo ne politikanët. Dhe ne mendojmë se sot qytetarët e Kosovës janë para dy opsioneve, para rimëkëmbjes ekonomike dhe stabilitetit ekonomik, si dhe integrimit në arenën ndërkombëtare, apo para opsionit të mjegullës, dhe izolimit ndërkombëtar. Pres verdiktin e qytetarëve. Verdikti i tyre është verdikti më i rëndësishëm”, deklaroi Hoxhaj./UBTNews