Edhe ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka votuar para pak çastesh në Fakultetin Teknik në Prishtinë.
Osmani deklaroi se sot është një ditë e bardhë për Kosovën, ku qytetarët do ta përcaktojnë fatin e vendit.
“Sot është një ditë e bardhë për Kosovën, është një ditë kur të gjithë qytetarët tanë pa dallim nëpërmjet vullnetit tyre të lirë do ta përcaktojnë të ardhmen e tyre, fatin e vendit, por edhe fatin individual. Masivisht të marrin pjesë në këtë proces zgjedhor. Një ftesë e veçantë për të gjitha gratë e Kosovës që të marrin pjesë në këtë proces sepse barazia fillon tek kutitë e votimit”, ka thënë Osmani./UBTNews