UBT News

Votohet tri herë projektligji për masat për uljen e kostos së shtrirjes së rrjeteve të komunikimeve

Deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë vazhduar seancën pas pauzës që kishin.

Për herë të tretë ka dalë në votim, Projektligji nr. 08/L-007 për masat për uljen e kostos së shtrirjes së rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë, por asnjëherë nuk u arrit kuorumi i duhur për miratim.

Ndërsa me 66 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim u votua Projektligji nr. 08/L-022 për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike, njofton Klankosova.tv.

Exit mobile version