Me 55 vota për, asnjë kundër dhe 7 abstenime janë votuar rekomandimet e Komisionit për gjendjen në sektorin e ujërave.
Me këtë votim, Kuvendi ka përmbyllur punimet e kësaj seanca.
Seanca ka nisur të hënën në ora 10:00 dhe në rend të ditës kishte disa pika.
Gjatë së martës, pos votimit të fundit, në shumicën dërrmuese të kohës është diskutuar për 100-ditëshin e qeverisjes së kryeministrit Albin Kurti./koha