Ambasadori serb në Amerikë, Marko Gjuriq ka komentuar votimin e djeshëm të kryeministrit, Albin Kurti në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.
Ai shkruan në Twitter se duhet menduar se “kush saktësisht po përpiqet ta kthejë Ballkanin përsëri në një fuçi baruti”.
“Duhet të jetë shumë e qartë për të gjithë se çfarë është agjenda këtu. Dialogu nuk është një përparësi por votimi personal në një vend fqinj është? Ajo që është edhe më shqetësuese është se lëvizja politike e udhëhequr nga kryeministri” i Kosovës po garon në zgjedhjet për parlamentin e Shqipërisë fqinje”, transmeton Klan Kosova
“Kjo është një lojë shumë e rrezikshme dhe një sfidë e qartë për SHBA, BE, Serbinë dhe bashkësinë ndërkombëtare … Le ta kujtojmë këtë mirë, dhe pastaj të reflektojmë se kush saktësisht po përpiqet ta kthejë Ballkanin përsëri në një fuçi baruti”, shkruan Gjuriq që një kohë ka shërbyer si shef i Zyrës Serbe për Kosovën, transmeton Klan Kosova.