Lëvizja Vetëvendosje ka pësuar rënie në rang kombëtar në zgjedhjet e 17 tetorit. Kjo parti ka dalë më e votuara nga qytetarët e Kosovës, me 156,474 vota gjithsej, njofton UBT News.
Pas saj është Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila ka dalë e dyta në rang kombëtar duke marrë 151,582 vota.
Partia e tretë më e votuar në këto zgjedhje është PDK, e cila ka arritur të marrë 148,295 vota. Ndërsa partia e katërt është AAK e cila ka marrë 81,381 vota.
Këto janë votat që kanë marrë partitë politike për Asambletë Komunale.
Ndryshe në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura me 17 shkurt, VV bashkë me Listën Guxo të Vjosa Osmanit dolën bindshëm fitues duke marrë 438,335 vota. Pas saj e dyta ishte renditur PDK me 148,285, e treta LDK me 110,985 dhe e katërta AAK me 62,111./UBTNews/
Shënim: Këto rezultate janë nga numërimi i 99 përqind i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.