UBT News

Vonohen deputetët në seancën e Kuvendit, Konjufca reagon ndaj mazhorancës

Vazhdimi i seancës së Kuvendit të Kosovës ishte paraparë të nis në orën 10:00, mirëpo ende ajo nuk ka nisur për shkak të mungesës së kuorumit.

Për këtë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca po kërkon që mos të caktohen mbledhjet e Komisioneve Parlamentare në ditën e enjte kur është në agjendë seanca e Kuvendit.

Tre komisione parlamentare janë duke mbajtur mbledhje për trajtimin e disa projektligjeve, por i kisha lutur dhe iu kisha bërë thirrje sidomos mazhorancën që mos të caktoni mbledhje të komisioneve kur është pikërisht seanca. Ju e keni këtë orë të caktuar të seancës qysh në mbledhjen e kaluar të kryesisë, e keni ditur edhe më herët për agjendën e Kuvendit. Prandaj, të jeni të kujdesshëm herave të tjera mos na caktoni komisione pikërisht në orën 10:00, ditën e enjte”, tha ai.

Kuvendi i Kosovës sot mban edhe një seancë prej orës 14:00 me pika të tjera të rendit të ditës, e një ndër to është votimi në lexim të dytë i Projektligjit për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor.

Exit mobile version