UBT News

Von der Leyn takim me dyer të mbyllura me Scholzin në Gjermani

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen mori pjesë në një takim të mbyllur të kabinetit në Gjermani ditën e djeshme, raporton Euronews.

Ky takim erdhi vetëm disa ditë pasi një vendim për heqjen e motorëve me djegie në Evropë u shty për shkak të kërkesave gjermane.

Duke folur pas takimit, Von der Leyen tha se ishte e rëndësishme të investohej në sektorin e energjisë së pastër në Evropë.

“Ne duhet të përqendrohemi në faktin se në të ardhmen do të ruajmë pozicionin tonë si lider botëror në energjinë e pastër. Për të cilën është e nevojshme të përmirësohet konkurrenca dhe kushtet e kornizës ligjore të sektorit”, tha ajo.

Von der Leyen tha se BE-ja ishte e angazhuar në “dialog konstruktiv” me Gjermaninë rreth planit të diskutueshëm për të ndaluar prodhimin e motorëve me djegie të brendshme në automjete deri në vitin 2035.

“Ka mbështetje të plotë për parimin e hapjes teknologjike, por kjo duhet gjithashtu të jetë gjithmonë e balancuar me qëllimet tona të politikës klimatike”, theksoi ajo.

Von der Leyen do të takohet me Presidentin e SHBA, Joe Biden më 10 mars, gjatë të cilit ata do të diskutojnë energjinë e pastër dhe zinxhirët e furnizimit.

Vendet evropiane janë të shqetësuara për ndikimin që skema e subvencionimit të gjelbër të SHBA-së do të ketë në bizneset evropiane.

Exit mobile version