UBT News

Von der Leyen uron kancelarin e ri austriak

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen e ka uruar kancelarin e ri austriak, Alexander Schallenberg.

Von der Leyen thotë se pret me padurim bashkëpunimin e mëtejshëm mes Austrisë dhe Bashkimit Evropian.

“Urime Alexander Schallenberg për betimin si Kancelar Federal i Austrisë. Pres me padurim bashkëpunimin e mëtejshëm të suksesshëm të Austrisë dhe Bashkimit Evropian dhe ju uroj gjithë të mirat për detyrat e ardhshme”, ka shkruar Von der Leyen në Twitter./UBTNews

Exit mobile version