Ukraina i takon Bashkimit Evropian dhe blloku do të donte ta shihte atë si pjesë të tij, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për televizionin Euronews të dielën.
“Në të vërtetë, me kalimin e kohës, ata na përkasin neve. Ata janë një prej nesh dhe ne i duam ata”, deklaroi ajo.
Komentet e saj erdhën pasi 27 vendet anëtare të BE-së votuan për furnizimin me armë të Ukrainës./UBTNews/