UBT News

Von der Leyen të mërkurën në Kosovë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të qëndrojë për vizitë në Kosovë më 15 tetor.

Sipas agjendës së publikuar në faqen e institucionit të cilin ajo e drejton, Von der Leyen gjatë qëndrimit në vendin tonë të mërkurën do të takohet me presidenten, Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Ndalesën e parë gjatë turneut në vendet e Ballkanit Perëndimor, shefja e KE-së do ta bëjë më 13 tetor në Shqipëri.

Atje, ajo do të takohet me presidentin, Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama si dhe do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Forumit të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor.

Përpos Kosovës dhe Shqipërisë, ajo do të qëndrojë edhe në Mal të Zi, Serbi, Maqedoni të Veriut dhe Bosnjë e Hercegovinë./D.B/EO

Exit mobile version