Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen thotë se Rusia e ka dëshmuar që përfaqëson “terrorin” dhe “brutalitetin”.
Duke reaguar ndaj sulmeve me raketa në Kiev dhe qytete të tjera të Ukrainës, ajo tha: “Ata që janë përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi”.
Presidentja e Komisionit Evropian premtoi se BE-ja do të qëndrojë përkrah Ukrainës për aq kohë sa të duhet. Kështu deklaroi ajo në një videomesazh me kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas, pranë kufirit lindor të BE-së me Rusinë.
Kallas tha se aleatët perëndimorë duhet të dorëzojnë sistemet e mbrojtjes ajrore në Ukrainë, “në mënyrë që ukrainasit të mund të mbrojnë qytetet e tyre, civilët e tyre sepse Rusia definitivisht po përshkallëzohet për të dëmtuar civilët”./UBTNews/