UBT News

Von der Leyen: Reputacioni i Kinës është në rrezik

Reputacioni i Kinës është në rrezik nëse i ndihmon Rusisë t’i shmanget sanksioneve ndërkombëtare, ka paralajmëruar presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pas një takimi virtual me presidentin e Kinës, Xi Jinping.

 “Zgjatja e luftës dhe përçarjet në ekonominë botërore nuk janë në interesin e askujt”, shkroi ajo në Twitter.

Kina ka refuzuar të dënojë Rusinë për pushtimin e Ukrainës – ndërsa Bashkimi Evropian ka vendosur sanksione ndaj Moskës.

Xi tha se Kina dhe Evropa duhet të ofrojnë stabilitet në një botë të paqëndrueshme, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, por nuk dha ndonjë propozim për t’i dhënë fund luftës.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel deklaroi më tej se Kina u pajtua se “kjo luftë po kërcënon sigurinë globale dhe ekonominë botërore”./UBTNews/

Exit mobile version