Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka përshëndetur njoftimin për një marrëveshje që siguron armëpushim dhe lirim të pengjeve në Gazë, bazuar në propozimin e presidentit amerikan, Donald Trump.
“Përgëzoj përpjekjet diplomatike të Shteteve të Bashkuara, Katarit, Egjiptit dhe Turqisë në arritjen e këtij përparimi. Jam gjithashtu i inkurajuar nga mbështetja e Qeverisë së Izraelit dhe Autoritetit Palestinez”, shkroi ajo në X.
Ajo tha se tani, të gjitha palët duhet t’i përmbahen plotësisht kushteve të marrëveshjes.
“Të gjithë pengjet duhet të lirohen në mënyrë të sigurt. Duhet të vendoset një armëpushim i përhershëm. Vuajtjet duhet të marrin fund. BE-ja do të vazhdojë të mbështesë shpërndarjen e shpejtë dhe të sigurt të ndihmës humanitare në Gazë. Dhe kur të vijë koha, ne do të jemi gati të ndihmojmë me rimëkëmbjen dhe rindërtimin”, shtoi ajo.
Shefja e BE-së tha se “mundësia e sotme duhet të shfrytëzohet”.
Izraeli dhe Hamasi arritën marrëveshje – sipas planit të Trumpit për paqe – për armëpushim dhe lirim të pengjeve. Kjo marrëveshje vjen pas dy vjet luftime në Gazë./D.B/KP