UBT News

Von der Leyen propozon paketë të re sanksionesh ndaj Rusisë

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ua propozoi 27 vendeve anëtare të bllokut evropian një raund tjetër sanksionesh ndaj Rusisë.

Von der Leyen tha se “javën e kaluar, Rusia e përshkallëzoi pushtimin e Ukrainës në një nivel krejtësisht të ri” përmes mobilizimit dhe “referendumeve të rreme që janë një përpjekje e paligjshme për të rrëmbyer tokën dhe ndryshimin e kufijve ndërkombëtarë me forcë”.

BE-ja është “e vendosur ta shtyjë Kremlinin të jap përgjegjësi me një sërë sanksionesh shtrënguese kundër Rusisë”, thotë von der Leyen. Sipas saj, BE-ja synon të kufizojë edhe më tej tregtinë për të izoluar dhe kufizuar ekonominë e Rusisë edhe më shumë.

BE-ja do të zgjerojë edhe listën e produkteve që nuk mund të eksportohen në Rusi, veçanërisht në lidhje me armët, avionët dhe substancat kimike./UBTNews/

Exit mobile version