Garancitë dhe grantet që po nënshkruajmë sot do të zhbllokojnë mbi 10 miliardë euro në investime në rindërtimin dhe ne gjithashtu do të sigurohemi që Ukraina të vazhdojë të përfitojë nga mbështetja deri në vitin 2028 dhe më tej, kur të hyjë në fuqi buxheti i ri evropian, deklaroi sot në Romë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
”Jam veçanërisht e kënaqur të njoftoj Fondin Evropian për Rindërtim për Ukrainën, fondi më i madh në botë i bazuar në kapital që mbështet rindërtimin”, shtoi ajo.
“Kjo do të nxisë investimet në energji, transport, lëndë të para dhe industri me përdorim të dyfishtë. Ne po investojmë fjalë për fjalë për të ardhmen e Ukrainës duke përdorur fonde publike për të tërhequr investime private në shkallë të gjerë dhe për të ndihmuar në rindërtimin e vendit. Jam veçanërisht e kënaqur që po e bëjmë këtë së bashku me Italinë, Gjermaninë, Francën, Poloninë dhe Bankën Evropiane të Investimeve”, theksoi Von der Leyen.
”Dhe jam e bindur se të tjerë do të bashkohen me ne. Populli ukrainas është gati të udhëheqë ekonominë e vendit të tij drejt së ardhmes. Është koha për të investuar”, shtoi ajo./atsh