Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen pati një takim “produktiv” me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Athinë të martën.
Von der Leyen shkroi në një postim në X se të dy udhëheqësit diskutuan rreth “përparimit të Ukrainës në rrugën drejt BE-së”.
Von der Leyen u zotua se BE-ja do të sjellë “drithin e Ukrainës në tregje botërore” derisa vendi po vazhdon të përballet me pasojat nga tërheqja e Rusisë nga marrëveshja e drithit./UBTNews/