UBT News

Von der Leyen pas takimit me Vuçiq: Në dialog të gjendet zgjidhja për situatën me Kosovën

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka takuar në Beograd presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministren Ana Bërnabiq.

Pas takimit me Vuçiq, Von der Leyen është shprehur se për ta zgjidhur situatën e krijuar me targat me Kosovën duhet të përdoret dialogu.

“Lavdërova hapat e marrë në reformat për rend e ligj. Po ashtu progresi i mëtejmë është i rëndësishëm në mënyrë që Serbia ta bashkohet në BE. Po ashtu kyçe është që të përdoret dialogu i ndërmjetësuar nga BE që është gjendet zgjidhje e qëndrueshme për situatën aktuale me Kosovën. Bashkëpunimi është rruga e vetme”, deklaroi ajo.

Ndërkaq pas takimit me Bërnabiq, ajo nuk ka treguar të ketë folur me të për Kosovën, por ka theksuar diskutimet për tranzicionin e gjelbër që sipas saj BE mund të jenë ndihma më e mirë për t’u arritur ajo.

Exit mobile version