UBT News

Von der Leyen ngushëllon familjet e viktimave nga aksidenti në Bullgari

Pas aksidentit tragjik që ndodhi mëngjesin e sotëm në Bullgari ku nga përplasja e një autobusi humbën jetën 46 persona, kryesisht nga Maqedonia e Veriut, ka reaguar presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Ajo u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave, ndërsa të lënduarve u ka uruar shërim të shpejtë.

“Shpreh ngushëllimet më të thella për familjet dhe miqtë e atyre që humbën jetën në aksidentin tragjik me autobus në natën e fundit në Bullgari. Po ashtu ju dëshiroj shërim të shpejtë atyre që kanë pësuar lëndime. Në këto çaste të vështira, Evropa qëndron në solidarizim me ju”, ka shkruar Ursula von der Leyen në Twitter.

Ndërkohë, tashmë në vendin ku ndodhi tragjedia ka arritur kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. 

Exit mobile version