UBT News

Von der Leyen në Kosovë, sot takohet me krerët e shtetit

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen gjatë vizitës që po zhvillon në Ballkan, sot do të jetë e pranishme edhe në Kosovë për vizitë.

Zyra e Presidentes ka njoftuar se Von der Leyen do të takohet me të paren e shtetit, Vjosa Osmani.

Po ashtu, është bërë e ditur se gjatë vizitës së saj, ajo pritet të mbajë takim edhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Sipas komunikatës për media, ky takim pritet të zhvillohet me fillim nga ora 13:00./S.K/EO/

Exit mobile version