UBT News

Von der Leyen mbërriti në Kiev para samitit të Ukrainës

BRUSSELS, BELGIUM - FEBRUARY 1: European Commission President Ursula von der Leyen holds a press conference in Brussels, Belgium on February 1, 2023. (Photo by Dursun Aydemir/Anadolu Agency via Getty Images)

Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Evropian, mbërriti në kryeqytetin ukrainas, Kiev, para samitit BE-Ukrainë që do të mbahet të premten.

“Mirë që jam kthyer në Kiev, hera e katërt që nga fillimi i pushtimit rus”, shkroi Von der Leyen në Twitter. “Kësaj radhe, me ekipin tim të Komisionerëve. Ne jemi këtu së bashku për të treguar se BE-ja qëndron pranë Ukrainës si kurrë më parë. Dhe për të thelluar edhe më tej mbështetjen dhe bashkëpunimin tonë”.

Kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal njoftoi rreth takimit të martën, megjithëse nuk dha detaje se kush do të marrë pjesë. Ai i tha Politico-s në një intervistë të publikuar të hënën se Ukraina, së cilës iu dha statusi i kandidatit në Bashkimin Evropian në qershor të vitit të kaluar, ka një “plan ambicioz” për t’u bashkuar me bllokun brenda dy viteve të ardhshme./UBTNews/

Exit mobile version