UBT News

Von Der Leyen letër Osmanit: Do të avokojmë për vendim pozitiv të BE rreth vizave për Kosovën

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, ka konfirmuar angazhimin e Komisionit për avokim në drejtim të marrjes së një vendimi pozitiv nga ana e BE-së për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Në një letër dërguar presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, kreu i Komisionit Evropian ka shkruar se perspektiva kredibile e BE-së për Ballkanin Perëndimor mbetet prioritet i Komisionit Evropian, duke potencuar edhe pritshmëritë për një bashkëpunim në thellimin e marrëdhënieve me BE-në.

Ajo po ashtu theksoi rëndësinë e reformave dhe procesit të dialogut, njofton Zyra e Presidentit.

Kosova është vendi i fundit në rajon që nuk e gëzon të drejtën e udhëtimit pa viza në BE.

Exit mobile version