Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i mbijetoi dy mocioneve të votëbesimit në Parlamentin Evropian. Ajo e fitoi votëbesimin e ligjvënësve të bllokut me deputetët që kundërshtuan përpjekjet e ekstremit të djathtë dhe të majtë për ta shkarkuar atë.
“E vlerësoj thellësisht mbështetjen e fortë që mora sot”, shkroi von der Leyen në X.
Ajo tha se Komisioni do të vazhdojë të punojë ngushtë me Parlamentin Evropian për t’u përballur me sfidat e Evropës.
“Dhe së bashku të ofrojmë rezultate për të gjithë qytetarët evropianë. Të bashkuar për popullin tonë, vlerat tona dhe të ardhmen tone”, tha von der Leyen.
Teksti i paraqitur nga Patriotët për Evropën (PfE) mori 378 vota kundër, 179 vota për dhe 37 abstenime, ndërsa lëvizja përkatëse nga E Majta mori 383 vota kundër, 133 pro dhe 78 abstenime.
Numri i ligjvënësve që mbështetën von der Leyen ishte pak më i madh se në korrik, kur shefja e Komisionit u përball me votën e saj të parë të mosbesimit. Atëherë, numërimi kishte treguar 360 vota kundër shkarkimit të saj, 175 pro dhe 18 abstenime./D.B/KP