Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka thënë se BE qëndron pranë Kosovës përballë pandemisë.
Tutje, në Twitter, ajo tha se mbështet përpjekjet për të rindërtuar një ekonomi më të fuqishme.
“BE qëndron pranë Kosovës përballë pandemisë, me dhurimin e vaksinave dhe mbështetjen e punës. Ne po mbështesim përpjekjet për të rindërtuar një ekonomi më të fuqishme. Le t’i ndihmojmë të rinjtë e shumtë nga Kosova të shprehin talentet e tyre dhe të arrijnë qëllimet e tyre”, ka shkruar von der Leyen.