UBT News

​Von der Leyen: BE do të përdorë të ardhurat nga asetet e ngrira ruse për të blerë armë për Ukrainën

Bashkimi Evropian do të përdorë të ardhurat nga asetet financiare ruse të mbajtura në institucionet bankare evropiane për të blerë kolektivisht armë për Ukrainën. Kështu u shpreh sot në Strasburg gjatë një seance dëgjimore në Parlamentin Evropian presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, raporton Ukrinform.

“Është koha për të diskutuar përdorimin e fitimeve nga tarifat e aseteve të ngrira ruse për blerjen e përbashkët të pajisjeve ushtarake për Ukrainën. Nuk mund të ketë simbol më të fuqishëm se ky, apo përdorim më të përshtatshëm të këtyre parave për të bërë Ukrainën dhe të gjithë Evropën një vend më të sigurt për të jetuar”, theksoi von der Leyen.

Exit mobile version