UBT News

Von der Leyen: 70% e të rriturve në BE janë vaksinuar plotësisht

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka deklaruar se 70% e të rriturve në Bashkimin Evropian janë vaksinuar plotësisht kundër COVID-19.

Von der Leyen e quajti këtë “arritje”, por bëri thirrje për kujdes të shtuar, meqë siç thotë ajo, “pandemia s’mori fund”.

Me këtë shifër, BE-ja ka arritur objektivin e vendosur në muajin janar që deri në fund të verës të vaksinohen 70 për qind e të rriturve.

Deri në fund të korrikut, 70% e të rriturve u vaksinuan së paku me një dozë./UBTNews

Exit mobile version