Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, pret që plani evropian të shtyjë pesë shtetet anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën ta bëjnë këtë, raporton Deutsche Welle.
Nga 27 shtetet anëtare të BE-së, Kosovën nuk e njohin ende Spanja, Rumania, Sllovakia, Qipro e Greqia.
Von Cramon beson se me marrëveshjen kjo do të ndryshonte dhe do të hapej formalisht rruga e Kosovës drejt BE-së.
“Edhe nëse mungon nënshkrimi përfundimtar, ky është një sukses i madh politik për BE-në dhe për të gjithë rajonin”, ka thënë Von Cramon për “Deutsche Wellen”.
Von Cramon të martën në Twitter ka shkruar se “e mirëpret pranimin e propozimit-marrëveshjes për normalizim mes Kosovës dhe Serbisë”.
“Duhet kurajo, vullnet politik dhe lidership për të arritur marrëveshje”, ka thënë Von Cramon.