UBT News

Von Cramon uron qytetarët për liberalizim, kërkon progres të Kosovës para se BE-ja të shkojë në zgjedhje

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka kërkuar më shumë progres në dialogun Kosovë-Serbi, para se Bashkimi Evropian të shkojë në zgjedhje.

Në një konferencë për media të hënën në Prishtinë, Von Cramon fillimisht uroi qytetarët e Kosovës për liberalizimin e vizave, teksa e quajti vetën “mike të Kosovës”. Von Cramon foli për takimin me krerët e institucional e me liderët opozitarë, duke e quajtur gjithëpërfshirëse.

“Uroj që më në fund Kosova mori liberalizimin e vizave, të gjithë kemi luftuar shumë për këtë. Të gjithë kemi pasur përshtypjen se ka qenë situatë diskriminuese, ku të gjitha shtetet e rajonit kanë mundur të udhëtojnë, përveç Kosovës, për këtë uroj të gjithë”, tha ajo.

Von Cramon ka thënë se gjatë takimeve  në Kosovë ka biseduar për shumë çështje.

“Lufta kundër korrupsionit është duke vazhduar. Kam kërkuar të rritet buxheti ndaj transmetuesit publik. Po ashtu edhe në dialogun mes qeverisë dhe organizatave civile ka shumë ankesa”, deklaroi ajo

Sa i përket dialogut me Serbinë, Von Cramon tha “Gjërat janë shumë dinamik, kemi parë pak progres”.

Kurse duke folur për zgjedhjet në Bashkimin Evropian ajo tha: “Unë si shoqe e mirë e Kosovës, dëshiroj të shoh progres para se të shkojmë në kampanjat në zgjedhje. Pasi Brukseli do të mbyllet dhe do të merren me zgjedhje”.

Exit mobile version