Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se nga mesi i nëntorit apo fillimi i dhjetorit mund të ketë një votim të radhës në Këshillin Evropian për procesin e liberalizimit të vizave për kosovarët.
Ajo, në një konferencë për media në Kosovë, ka deklaruar se kufizimet për lëvizjen e kosovarëve duhet të largohen sa më parë, sipas saj, janë përmbushur të gjitha kriteret dhe kërkesat e BE-së, njofton Klankosova.tv.
“Procesi i liberalizimit i vizave do të finalizohet shpresojmë se do të kemi një datë kur do të bëhet liberalizimi i vizave. E kam parë se kjo ishte për herë të parë në agjendën e grupit punues të Këshillit të Bashkimit Evropian të enjten e kaluar, ende nuk është marrë një vendim i qartë do të ketë edhe një votim tjetër, ka mesi i nëntorit apo fillimi i dhjetorit”.
“Në prapaskenë po punojmë shumë që ta shohim një vendim pozitiv që qytetarët e Kosovës, e kanë merituar moti dhe është dashur moti të ndodh, nuk mund t’ua shpjegosh askujt se kur Komisioni Evropian i rishikon vlerësimet që janë jashtëzakonisht pozitive, të gjitha reformat jo vetëm qq janë hartuar dhe ratifikuar, të gjitha kriteret janë zbatuar dhe janë përmbushur”.
“Megjithatë, BE sidomos Këshilli i Evropës nuk ka vendosur për këtë çështje, më besoni edhe unë po vuaj sa secili prej jush këtu, dhe kjo nuk arsyetohet aspak, ajo që po ndodh vërtetë shpresoj se do të shohim rezultate përfundimtare sa më shpejtë pa ndonjë kushtëzim të ri, pa ndonjë metodologji që nuk është diskutuar më herët”, ka thënë Cramon, njofton Klankosova.tv.