Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka deklaruar se Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën qartë thekson se ka pasur hapa pozitiv në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit më të lartë.
“Raporti i Komisionit për Kosovën cek qartë se lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë ka pasur hapa pozitiv, por se duhet zhvilluar edhe më tej sistemi i përcjelljes së rasteve. Kjo mund të ndihmoj të bindë shtetet anëtare të BE-së që janë hezituese drejt liberalizimit të vizave për Kosovën”, ka shkruar Von Cramon në Twitter./UBTNews
Commission report on #Kosovo states clearly the fight against organised crime and high-level corruption had positive steps, but the track record system needs to be developed further. This can help convincing EU MSs which are reluctant towards visa liberalisation pic.twitter.com/Rrs6UKtAjk
— Viola von Cramon (@ViolavonCramon) October 7, 2020