Deputetja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja e për Kosovën Viola von Cramon-Taubadel, tha se situata në veri nuk është e qëndrueshme. Madje ajo ka thënë se Qeveria po bën manovra të rrezikshme në këtë pjesë të vendit. Von Cramon ka folur për vizitën gjatë së dielës në këtë pjesë ku tha se ka hasur në shumë pjesëtarë të Njësisë Speciale.
Sipas saj, ndonëse kryetarët janë zgjedhur në mënyrë legjitime, askush nuk mund të qeverisë me një apo dy për qind të votave.
“Unë e vizitona veriun dhe jam e brengosur se është situatë e tensionuar, atje gjenden shumë pjesëtarët të Njësisë së Forcave Speciale. Kryetarët janë zgjedhur në mënyrë legjitime, por kjo nuk nënkupton që ata kanë fuqi legjitime që të hyjnë në objekte dhe që këtë qasja ta sigurojnë më forcë, askush nuk mund të qeverisë me një ose dy për qind të votave. Situata nuk është e qëndrueshme”, tha Cramon.
Von Cramon foli edhe për raportin vjetor të Kosovës, për të cilin tha se paraqet sfidat dhe progreset në fushën ekonomike, politike dhe sociale.
“Raporti përbën një analizë gjithëpërfshirëse politike e ekonomike. Në radhë të parë dua të theksoj progresin këto vitet e fundit. Kosova tashmë ka marrë liberalizimin e vizave dhe dua të i’u përgëzoj, edhe pse është vonuar shumë. Për më tepër ne e kemi përkrahur aplikimin në KE, prandaj e përsërisim zotimin tonë për mbështetje në familjen evropiane”, tha ajo.
“Hapat e rëndësishëm që janë ndërmarrë në luftën kundër korrupsionit është për çdo lëvdatë. Raporti nënvizon përmirësimin në sundimin e ligjit, mbrojta e të drejtave të njeriut. Dua të theksoj tri prioritete. Reforma gjyqësore, liria e mediave dhe krijimi i klimave energjetike, janë tri çështjet kryesore që duhet ndërmarrë”, deklaroi ajo tutje.