Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola Von Cramon, ka thënë se nuk ka asnjë arsye që të mos bëhet liberalizimi i vizave menjëherë për qytetarët e Kosovës, pas raportimeve se në takimin e sotëm të Grupit Punues për vizat në kuadër të Këshillit të Bashkimit Evropian , është vendosur që liberalizimi të hyjë në fuqi më 1 nëntor të vitit të ardhëshëm, bashkë me sistemin ETIAS.
“Epo, pse vetëm nëntor 2023? Nuk ka asnjë arsye që të mos jepet menjëherë liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Von Cramon në Twitter, transmeton Klankosova.tv.
Presidenca Çeke e Këshillit të Bashkimit Evropian sapo ka njoftuar se Grupi Punues për Vizat i Këshillit të BE-së ka zhvilluar diskutimin e dytë për liberalizimin e vizave për Kosovën.