Takimi ishte një hap i rëndësishëm në dialogun Serbi-Kosovë, pasi është takimi i parë që kur kryeministri i Kosovës Albin Kurti mori detyrën sërish edhe këtë vit. Shpresoj se ai do ta dëshmojë se e kupton rëndësinë e këtij dialogu, pasi vullneti është një parakusht për negociata të suksesshme dhe kjo vlen si për Serbinë ashtu edhe për Kosovën.
Kështu i tha Danasit raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën Viola von Cramon, transmeton Klankosova.tv.
Von Cramon tregon se shohin ” që administrata e Bidenit ka pritje të mëdha, por ne gjithashtu shohim nevojën që kryeministri Kurti të mos ngutet, por të mendojë me kujdes për atë që është arritur deri më tani”
“Puna e qeverisë së tij duhet të bazohet në arritjet e mëparshme. Sidoqoftë, këto do të jenë negociata të komplikuara dhe ne nuk duhet domosdoshmërisht të presim që rezultatet të arrihen menjëherë pas një raundi, dhe ne duhet të kemi parasysh se asgjë nuk është rënë dakord derisa gjithçka të bihet dakord “, përfundoi Von Cramon, transmeton Klankosova.tv.