UBT News

Von Cramon: BE-ja ta mbajë fjalën për liberalizimin e vizave për kosovarët

EPRS / DG EXPO Experts Workshop ' EU Civil Society instrument for Western Balkans, Turkey and the Eastern Partnership '

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian një afat të qartë kohor dhe t’i jepet drita e gjelbër Kosovës sa i përket liberalizimit të vizave.

Ajo mes tjerash kërkoi nga Bashkimi Evropian ta mbajë fjalën sa i përket kësaj çështje.

“Qytetarët e Kosovës duhet të kenë qasje të njëjtë në Zonën Shengen pa viza dhe kjo çështje është në Këshillin e Bashkimit Evropian që dy vjet. Njerëzit në Kosovë janë të frustruar me të drejtë, prandaj do të kërkoja nga Këshilli i Bashkimit Evropian që të jap një afat të qartë kohor dhe dritë të gjelbër lidhur me këtë sa më shpejt që është e mundur. Kjo, po ashtu ka të bëjë me mbajtjen e premtimit”, është shprehur Cramon./UBTNews

Exit mobile version