UBT News

Volvo kryeson industrinë e automobilave

Marka suedeze bëhet prodhuesi i parë i makinave që fut çelik të ricikluar me emetim zero në prodhimin serik të automjeteve.

Volvo Cars ka nënshkruar kontratë me prodhuesin suedez të çelikut SSAB, për të furnizuar çelik të ricikluar me emetime zero të dioksidit të karbonit, me dërgesa që fillojnë këtë vit. Materiali i ri do të përfshihet në SUV-in elektrik EX60, si dhe në modele tjera të bazuara në platformën e re mekanike SPA3.

“Çeliku është përgjegjës për rreth 25 përqind të emetimeve totale të materialit në një makinë të re Volvo”, tha Francesca Gamboni, drejtoresha e zinxhirit të furnizimit të kompanisë.

Çeliku i furnizuar nga SSAB zvogëlon emetimet e CO₂ me 100% krahasuar me çelikun konvencional, duke ruajtur të njëjtën forcë dhe siguri. Volvo planifikon të arrijë emetime neto zero të dioksidit të karbonit deri më 2040, qëllimi për 2030 është të zvogëlojë emetimet për automjet me 65 deri në 75 përqind.

30 përqind e materialeve duhet të riciklohen, modelet e reja nga 2030 do përmbajnë 35 përqind komponentë të ricikluar. Volvo forcon më tej pozicionin e saj si lider në transformimin e qëndrueshëm të industrisë së automobilave.

Exit mobile version